Ndonëse nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, Rona Nishliu vazhdon të mbajë kontakte me fansat e saj në rrjete sociale. Këngëtarja së fundmi ka zbuluar se po përballet me një sulm kibernetik.
Artistja kërkoi ndihmë nga miqtë dhe nga ndjekësit e saj, që ta raportojnë faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, të cilën ia kanë hakuar.
“Të dashur miq, ju lutem report faqes sime të hakuar”,- shkroi ndër të tjera Nishliu.
Rona është nënë e dy fëmijëve, vajzës Noa dhe djalit Bardhyl. Së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarja e mbajti të fshehtë shtatzëninë e dytë për shumë muaj. Nishliu u martua në vitin 2019 me anë të një ceremonie private.