Nuk është hera e parë që Britney Spears pozon topless, por këtë herë foton e ka shkrepur vetë. Këngëtarja zbuloi në Instagram se kjo është hera e parë që merr një aparat fotografik në dhomën e saj të gjumit, pasi prej 13 vitesh ka qenë nën kontrollin e të atit, Jamie Spears.
Artistja pozoi e veshur me tanga të verdha pranë shtratit të saj, shkruan “Page Six”.
“Unë përdora dje një aparat fotografik në dhomën time për herë të parë… E vendosa në stendë dhe me anë të kohëmatësit realizova këtë foto!”, shkroi 39-vjeçarja krah imazhit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/09/auto_britney-spears11636456950.jpg)
Britney Spears akuzoi një javë më parë të ëmën se ishte ajo që i dha idenë e kujdestarisë babait të saj.
“Babai im mund ta ketë filluar kujdestarinë 13 vjet më parë… por ajo që njerëzit nuk dinë është se nëna ime është ajo që i dha atij idenë. Nuk do t’i kthej kurrë mbrapsht ato vite. Ajo më shkatërroi fshehurazi jetën!“.
Duke iu drejtuar nënës së saj, Lynne Spears, ylli i popit shtoi: “Ti e di saktësisht se çfarë ke bërë… babai im nuk është aq i zgjuar sa të mendonte vetë për një konservatorizëm.”
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/09/auto_britney-spears-321636456951.jpg)
Ndërsa në një postim në Instastory, artisja zgjodhi të ndante me ndjekësit një shprehje, e cila i referohej nënës së saj: “Kafsha më e rrezikshme në botë është një grua e heshtur, e buzëqeshur“.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/09/auto_britney-spears-131636456954.jpg)
Më 29 shtator, Jamie, u pezullua zyrtarisht nga kujdestaria e Britney-t pasi gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Los Anxhelosit, Brenda Penny, doli në përfundimin që marrëveshja e tyre ishte bërë një “mjedis toksik”.