“Nuk jam grup me asnjërin! Nuk vij t’i fërkohem…”/ Pas debateve të ashpra, Monika sqarohet me Donaldin

Bota e Yjeve

“Nuk jam grup me asnjërin! Nuk vij t’i fërkohem…”/ Pas debateve të ashpra, Monika sqarohet me Donaldin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:52
Monika

Donaldi dhe Monika prej disa javësh kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi nga afrimiteti i Veshajt me Semin. Monika besonte se mes tyre kishte diçka më shumë se thjesht miqësi e madje i akuzoi se po bënin lojë bashkë si të ishin një konkurrent i vetëm.

Ndërkohë, aktori e sqaroi në atë kohë duke i thënë se për shkak të njohjes që kanë jashtë, sigurisht që do të reagonte ndaj situatave që Semin e bënin të ndihej keq emocionalisht. Një tjetër faktor që ka nxitur debatet mes tyre ka qenë edhe afrimi i Monikës me Ilirin. Kjo gjë e ka bërë Donaldin të mendojë se aktorja është bërë pjesë e grupit të balerinit.

Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, dyshja janë sqaruar dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit. Monika i tha Veshajt se ajo nuk ka qenë kurrë pjesë e ndonjë grupi në shtëpi dhe se qëllimi i saj nuk është të shpallet fituesja e këtij edicioni.

Pjesë nga biseda:

Monika: Ti mendon që unë kam bërë lojë? Do e shikosh kur të dalësh dhe do thuash që ‘të kam rënë në qafë’.

Donaldi: Nuk e kam me ty. Unë e kuptova që në fillim që në debatin e parë që kam bërë me Ilirin.

Monika: Ore ajo është e Ilirit, jo e imja. Me mua, ku e ke me mua?

Donaldi: Asgjë, thjesht më ka mbet qejfi me ty prej atij muhabetit, kaq.

Monika: Edhe unë këtë po të them që nuk jam grupi i asnjërit. Ti e sheh që unë nuk vij as të fërkohem pas teje, se je i fortë, as të fërkohem pas Ilirit, as të fërkohem pas Arjolës, as të fërkohem pas Kledit. Nuk vij unë, se nuk kam për qëllim të fitoj ‘Big Brother’. Unë kam një qëllim tjetër shumë të madh qëe thash atë ditë që ti duhet të kuptosh që të kap dy njerëz dhe të bëj atë ëndrrën time. Nuk kam qënë me asgjë tjetër. Po të isha unë kaq idiote, rrija me ty. Unë s’rri as me ty, as me tjetrin.

Donaldi: Unë s’dua që një njeri të rrijë me njërin apo tjetrin.

Monika: E kam fjalën te Monika. Monika nuk është pjesë e tendenciozëve. Ama, dy-tre herë me thënë të drejtën, nuk kam mbajt krahun e Ilirit, kam mbajt atë që mendoj unë. Dhe nuk e ndryshoj këtë gjë. Po krahun e Ilirit jo, as të Sabianit, as… Atë ditë vajta të marr batanijen dhe ndejta si pykë. Dhe ishin dy sekuenca. Ngela si pykë. Ti do e shohësh kur të dalësh jashtë.

Donaldi: Unë të kërkoj falje nëse të kam ofenduar. Besoj më njeh që nuk dua të ofendoj njeri.

Monika: Shiko, dhe unë kam një siklet që jam futur këtu. S’e kam të lehtë mes jush.

Donaldi: Patjetër, dhe këtë gjë e kam thënë dhe unë. Edhe kur më kanë pyetur për ty kur i kemi pasur gjërat e agravuara unë kam thënë ‘Ajo ka një vajzë, ka një mama. Është futur pa mendimin…’ Unë e di situatën tënde dhe nuk doja të bëhesha një tullë më shumë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat