Dj Dagz dhe Dj PM kanë një javë që janë bërë pjesë e Big Brother VIP Albania.
Dyshja momentalisht numërohen si një konkurrent i vetëm, derisa banorët po i komplimentojnë ata për atmosferën pozitive që kanë sjell brenda shtëpisë.
E me t’u futur në shtëpi, në medie u përfol se Dj Dagz është në lidhje me moderatoren Ariana Berisha.
Por, si qëndron e vërteta e kësaj historie?
Burime të afërta të Dj bëjnë të ditur se mes çiftit ka përfunduar gjithçka.
“Dj Dagz dhe Ariana për një kohë të gjatë kanë qenë në lidhje dashurie, por ka disa muaj, qysh para verës që ata janë ndarë, dhe mes tyre nuk ka asgjë më”, thotë ky burim i afërt me ish-çiftin.
Ndryshe, Dagz në klipin prezantues u shpreh se dy vajzat që ai pëlqen brenda shtëpisë më të famshme janë Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira.