Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi njihet si njëra nga vajzat më provokuese në skenën e show-bizit shqiptar.
Oriola është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi të saja nga pushimet dhe puna që bën.
Para disa muajsh, modelja i ka dhënë fund lidhjes me futbollistin e njohur shqiptar, Eroz Grezdën, por vite më parë ajo ka qenë në një lidhje dashurie me njërin prej fituesve të reality-show më të famshëm në Shqipëri “Big Brother Albania”.
Fituesi i Big Brother Albania 6, Anaid Kaloti pak kohë pas përfundimit të këtij reality-show bëri publike lidhjen e tij me modelen. Lidhje kjo që zgjati më shumë se një vit.

