Paris Hilton dhe Carter Reum thanë Po në altar. Dasma u bë në vilën e gjyshit të saj të ndjerë Barron, në Bel-Air dje. Çifti kishte zgjedhur për ditë dasme datën e veçantë, 11/11.
Ata bënë ceremoninë zyrtare dje, por festa do të zgjatë 3 netë.
Paria ndërroi disa fustanë mbrëmjen e djeshme, por foto postoi vetëm me një prej tyre, në të cilën dha edhe lajmin.
Shoqërueset e nuses ishin Halle Hammond, Tessa Gräfin von Walderdorff (gruaja e vëllait të Parisit, Barron Hilton II), vajza e Kim Richards, Whitney Davis dhe vajza e Kyle Richards, Farrah Aldjufrie. Ato u veshën me rozë.
Hilton ka thënë më herët se ky është djali i ëndrrave, me të cilin po provojnë gjithashtu in-vitron për të sjellë në jetë fëmijë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/12/auto_-640-0-618e16d50614c1636702793.png)