Prej disa javësh, Ilir Shaqiri ka “braktisur” Italinë për të provuar një eksperiencë të re televizive. Nëse deri më sot e njihnim vetëm falë punës së tij artistike, gjatë pjesëmarrjes në "Big Brother Vip" ai po na zbulon më shumë rreth jetës personale ku sigurisht peshën kryesorë e zënë Emily dhe Emanuela, bashkëshortja italiane. Duke u ndalur te kjo e fundit, Iliri ka zbuluar martesa e tyre ndodhi në një periudhë kur ai ishte në kulmin e karrierës dhe nuk e kishte fokusin për të veshur kostumin e dhëndërit, por Emanuela donte ta realizonte këtë ëndërr.
"Ne jemi njohur kur unë isha 27 vjeç, kurse Emanuela 22. Unë isha në kulmin e karrierës. Kur dilja me makinë, hidheshin njerëzit sipër makinës dhe shkruanin emrin tim nëpër mure. Ajo më kërkonte të martoheshim, kurse unë e kisha mendjen komplet te puna. 70% ishte puna, 30% dashuria me të, si fokus flas, jo si ndjenjë, se ndjenja ishte 100%. Ajo e kishte shumë qejf martesën, donte ta realizonte këtë gjë. Nuk është se nuk doja po e kisha mendjen te puna”, u shpreh ai gjatë një bisede me Sabianin.
Më tej balerini tregoi se për ta shtyrë martesën i thonte bashkëshortes se duhej një letër që vërtetonte se kishte bërë ushtrinë në Shqipëri, gjë që nuk ishte e vërtetë.
“Pas 2 vitesh që ishim bashkë, Emanuela la botën e modelingut dhe filloi punë si aktore Emanuela. Aty më doli gjaku i shqiptarit mua. 'U bë ushtria i thashë' dhe u martuam.", përfundoi balerini