Ditën e sotme aktorja e njohur Ana Lika foli për serialin H.O.T që e ka rikthyer në ekran.
Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali.
Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan.
“Shkova lexova dy puntatat e para, mu duk vetja ime por me një ndryshim vogël që nuk po kërkoj një burrë me lekë. Lexoj dy seritë e para, lexoj të tretën dhe te kjo çfarë nuk bëja, nuk kishte lënë aktor, kameraman pa më përplasur në vende të ndryshme. Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ok mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shpisë time, këto skena i reduktuan, në një gjë që mu duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë.”, tha Ana.