“S’e di a meriton t’i them emrin”- Rudina Dembacaj i rikthehet sherrit me Agron Llakaj

Bota e Yjeve

“S’e di a meriton t’i them emrin”- Rudina Dembacaj i rikthehet sherrit me Agron Llakaj

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 11:40
Rudina Dembacaj

Modertorja dhe aktorja, Rudina Dembacaj iu është rikthyer sherrit të bujshëm me Agron Llakajn, gjë që solli edhe largimin e saj nga “Al Pazar”.

E ftuar në “Roped With Olsi”, asaj iu kërkua që të thoshte emrin e aktorit me të cilin nuk flet.

Dhe Rudina Dembacaj u përgjigj: “Se di a meriton t’ia them dhe emrin, A. Llakaj. S’i flas dhe bën mirë të mos më dalë para ai njeri. Obobo, si e kam presionin, nota 10 (qesh)”.

Aktorja, e cila pak kohë më parë i dha fund beqarisë duke u martuar me ish-deputetin, Mark Frroku, foli edhe për marrëdhënien me partnerin e saj.

Ajo tregoi se mes tyre ‘plas sherri’ dhe zihen shumë, kjo për shkak se aktorja është nevrike, por “gjakrat” mes tyre i qetëson Mark Frroku, i cili hap i pari rrugë.

“Ore plas sherri. Duhemi shumë, jemi të dashuruar. Zihemi se unë jam nevrike, jam njeri i drejtë. Nëse e lë diçka për të bardhë, mos ma bëj gri se më acaron. Të betohem që rrugë hap Marku, të them të drejtën. Është më i pjekur, e di ngarkesën time emocionale, merrem me çdo detaji që familja jonë të jetë mirë. Ai di të hapë rrugë”, tregoi Rudina Dembacaj.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat