Ajo është njëra prej artisteve shqiptare që shquhet për fizikun trupor dhe këtë tanimë e ka dëshmuar.
Bëhet fjalë për artisten shqiptare, Morena Taraku, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi.
E njëjta edhe këtë herë ka marrë vëmendje me disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram.
Zeshkania ka fokusuar të pasmet në pozat e reja, në një palë xhinse blu të përziera me të bardhë.

Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta nga miqtë e ndjekësit, komplimente për ‘look’-un e veçantë.
Postimi për pak orë mblodhi afro 30 mijë pëlqime.

E njëjta këto ditë u përfol për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.
Megjithatë, deri më tani asgjë nuk është pohuar e as mohuar.