Kejvina Kthella, tashmë një personazh shumë i komentuar në rrjete sociale po vazhdon të marrë vëmendje për paraqitjet e radhës.
Duke qenë se vetëm në Instagram numëron mijëra ndjekës, ajo ka mahnitur fansat me fotosesionin e ri.
Me flokë të gjata të bardha e dekolte të hapur në një xhup Prada, modelja nga Shqipëria shfaqet në top formë.

“Kukulla në Prada”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.
Siç ndodh rëndom, bukuroshja shqiptare edhe këtë herë ka befasuar ndjekësit me ndryshimin e bërë në pamje.

Ajo këtë kohë po qëndron jashtë trojeve shqiptare, saktësisht në Zvicër, duke ushtruar profesionin e saj prej modeleje.
Kejvina momentalisht është ndër yjet më të kërkuara në fushën e modelingut