Ngjarje e djeshme në Fier, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani, ka tronditur të gjithë opinionin publik.
Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar të revoltuar.
Më i fundit, është reperi i famshëm, Stresi, i cili ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqen lulet që shokët e klasës kanë vënë mbi bangë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/17/auto_stresi-640x11071637173829.jpg)
“Tregojini vlerat shteti shqiptar: Mostra të tilla le të varen në litar. RIP Mateo”, ka shkruar reperi krahas fotos.