Engjëll Lengo është një nga ish-protagonistet e “Love Story 1”, e cila rrëmbeu vëmendjen e publikut me rrugëtimin e saj në program.
Së fundmi ajo ka marrë pjesë në filmin “Shkëmbimi”, dhe teksa ka publikuar fotografi nga premiera që është zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure, ajo ka dhënë edhe një lajm tjetër shumë të bukur.
“Historia ime e vërtetë e dashurisë”, ka shkruar ajo për këngëtarin e njohur Vani Gjuzi, teksa ka publikuar edhe fotografi ku shihet krah tij.

Mesa duket Engjëll dhe Vani Gjuzi kanë gjetur dashurinë e vërtetë dhe po e shijojnë pafund këtë periudhë.