6 vjet më parë, ylli i muzikës, David Bowie u nda nga jeta për shkak të kancerit, megjithatë e shoqja Iman, e mendon sikur ai është ende këtu. Kur e pyesin nëse do të martohet sërish, përgjigja e saj është e prerë.
“E di njerëzit kur më takojnë më thonë: E donim shumë burrin tënd të ndjerë. Dhe unë ia kthej: Oh, ai nuk është burri im i ndjerë, ai është ende burri im. Kështu e ndjej vërtet. Ai është dashuria e jetës dhe do pres për të derisa ta takoj sërish”, tregon ajo në intervistën e fundit.
Dyshja u takua për herë të parë në Los Angeles. Ishte një mik i përbashkët që i prezantoi.
Ai ishte gjeniu i i rock&roll-it, ajo supermodelja nga Somalia që fliste pesë gjuhë të huaja dhe e admironin të gjithë.
David më vonë i kishte thënë se për të, kishte qenë dashuri me shikim të parë.
