Dua Lipa dukej tërheqëse dhe plot shkëlqim, ndërsa shijoi natën në një klub ku meshkujt bëjnë striptiz

Bota e Yjeve

Dua Lipa dukej tërheqëse dhe plot shkëlqim, ndërsa shijoi natën në një klub ku meshkujt bëjnë striptiz

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 22:43
Dua Lipa

Ajo njihet për veshjet e saj elegante dhe të guximshme.

Dhe Dua Lipa sigurisht që nuk zhgënjeu fansat kur shfaqi figurën e saj të pabesueshme të trupit në postimin e saj të fundit në Instagram të shtunën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 26-vjeçare provokoi me dekoltenë e saj me një palë reçipeta të zeza me detaje prej diamanti, të cilën e kombinoi me një fund të ngjashëm bashkuar me një fund me material të ngjashëm.

Mbi pjesën e sipërme ajo kishte veshur një triko me mëngë të gjata që kombinohej me fundin, e cila ishte e prerë për t’i lejuar asaj të vinte në pah barkun e tonifikuar.

Ajo e kompletoi veshjen me fundin e saj të gjatë dhe të ngushtë, i cili lejonte që të theksohej silueta e saj e trupit.

Për aksesorë Dua zgjodhi një çantë lëkure, ndërsa e kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizme të zeza.

Këngëtarja me rrënjë shqiptare e përfundoi pamjen e saj me një palë vathë me dizajn fluture, teksa kishte vendosur në fytyrën e saj një rimel të argjendtë.

Dua etiketoi klubin e famshëm “A Man To Pet” në Londër – i cili është një klub ku meshkujt e veshur si femra bëjnë striptiz.

Këto imazhe vijnë vetëm një ditë pasi interpretuesja e hitit “IDGAF” postoi një sërë fotografish të nxehta në rrjetet sociale, ku shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një minifund rozë.

Veshjen e saj rozë ajo e kombinoi me një palë taka rozë të hapura të cilat ishin zbukuruar me diamant të rremë.

Image
Image
Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat