American Music Awards 2021 u mbajt dje në Los Angeles dhe ishte një ngjarje e mbushur me surpriza. Dhe këto surpriza nuk munguan as në tapetin e kuq, ku yjet e famshëm pozuan për kamerat me veshjet e stilistëve më të pëlqyer.
Një prej yjeve që na la pa fjalë ishte prezantuesja dhe e nominuara e këtij viti Cardi B.
Ajo u shfaq me një fustan të zi Sciaparelli dhe me një maskë në fytyrë. Dhe nuk e kemi fjalën për një maskë anti-Covid, por për një maskë ari që i mbulonte plotësisht fytyrën.
Sigurisht, Cardi nuk ishte e vetmja që mahniti në tapetin e kuq të AMA-s 2021. Të gjitha pamjet mund t’i shihni më poshtë.