Gjira ka motivuar personat që duan të humbin peshë.
Rep artistja e njohur kosovare ani pse e distancuar nga muzika në rrjetet sociale është mjaft aktive.
Ajo ndanë momente të ndryshme kohë pas kohë e në veçanti nga përditshmëria e saj tanimë si nënë e dy fëmijëve.
Pas shtatzënisë së fundit Gjira ka treguar se e ka preokupuar shtimi i kilogramëve të cilët vendosi t'i shkrijë me anë të ushtrimeve në palestër.
Së fundmi me anë të një instastorie Gjira ka treguar se për 7 muaj ka humbur 17 kilogramë.
Derisa ajo ka bërë edhe një mbishkrim motivues për nënat që duan të humbin peshë.
“Përshëndetje nëna, këtu është një motivim i vogël për ju. Punoni për atë, ju mund ta bëni”, shkroi Gjira.