Në moshën 41 vjeçare mbrëmë vdiq aktori Leonardo Zapata Bohorquez, i njohur i njohur me emrin artistik Sebastian Boscan.
Aktori për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e “Leandro Santos”, në serialin “Pasionet e Fshehta”.
Raportohet se aktori vdiq si pasojë e kancerit në stomak.
Lajmi për vdekjen e Sebastianit e ka pikëlluar bashkëpuntoren e tij, aktoren Natasha Klauss e njohur me rolin e ”Saritës” nga seriali “Pasionet e Fshehta”.
Ajo në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të realizuar në sezonin e parë të këtij seriali.
Aktori kolumbian e filloi karrierën e tij në televizion në vitin 2002, me telenovelën kolumbiane “La Venganza”, ku luajti rolin e Marco Tulio Valerugo
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/02/auto_sgdgd1638458983.jpg)