Kida është padyshim një prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të kërkuara të momentit në vend.
Ajo mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmjeve të shumta muzikore edhe gjatë kësaj sezone, e të cilët janë kryesisht në diasporë.
Por, krahas kësaj Kida është duke punuar drejt finalizimit të albumit, që do të jetë i parë në karrierë.
Nisur nga kjo, krijuesja e hitit “Drunk” ka paralajmëruar projektet e reja në mënyra të ndryshme dhe mjaft të veçanta.
Pas publikimit të një video, në të cilën shihen vetëm petalet e një lule të bardhë, së fundmi këngëtarja ka realizuar edhe një fotosesesion unik.
Kida shihet pa sytjena, e veshur me një kostum lëkure, xhaketë të shkurtër dhe pantallona me të njëjtën ngjyrë, në të cilën në fokus ishte dekolteja e hapur, ndërsa shihet e rrethuar me lule të bardha.
“Lulja juaj e preferuar”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazheve, duke mos dhënë detaje rreth projekteve të reja.
Ndërkaq, kujtojmë që kënga e fundit e 23-vjeçares është “Ike”, që u publikua në fund të muajit tetor dhe deri tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në YouTube.