Opinonistja Balina Bodinaku javën e shkuar mungoi në ;’Big Brother VIP’ për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Ajo u zëvendësua nga gazetarja Sonila Meço.
Këtë të martë Balina ka zbuluar arsyen e mungesës së saj, me anë të një postimi në rrjete sociale. Balina ka treguar se ka kaluar koronavirusin.
"Gjatë Covidit, për të gjithë ju që me pyesni, nuk mora asgjë. Ose të paktën asgjë që nuk marr çdo dite tjetër të vitit, si pjesë të kujdesit të perditshëm për veten ( një nga hobet e mia)", ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Balina rikthehet sonte në spektakël.