Më 5 dhjetor, Yll Limani ka publikuar 5 këngët e EP-së.
Të gjitha projektet muzikore janë pubikuar me videoklipe, me muzikë e tekst të realizuar nga vetë artisti dhe Fatjon Miftari.
Këngët e tij tashmë janë klikuar mbi 3 milionë herë në Youtube.
Për këtë mirënjohës është shprehur vet artisti, në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
“3 milionë shikime, në 3 ditë,” shkroi artisti.
