Rina Balaj nuk heziton që të postoi fotografi pa ndërhyrje me “photoshop”, dhe këtë e ka bërë edhe më parë duke treguar se është krenare me pamjen e saj.
Këngëtarja e njohur, fotografi të tilla ka sjell sërish në një postimi që ka bërë sot (e diel) në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron më shumë se 300 mijë ndjekës.
22-vjeçarja postoi një fotosesion të papublikuar më parë, teksa theksoi se janë imazhe të paedituara.
Ajo tregoi linjat e formësuara e veshur në një fustan të shkurtër me ngjyrë të bardhë, dukej të cilën e shoqëroi me aksesor dhe grim të lehtë.

Këngëtarja e hitit “Aver” dukej një bionde e pa rezistueshme dhe tërë shkëlqim, ndërsa pranoi komplimente të shumta nga ana e fansave në hapësirën e komenteve.

“Foto të paedituara nga kamera ime”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e postimit.
Theksojmë që Rina pak javë më parë lansoi videoklipin e këngës “ChaCha”, në bashkëpunim me reperin, Sin Boy.
Ndërkohë, ajo po ashtu po shijon suksesin e albumit të saj të parë “Balerina”, që u prit mirë nga publiku.