Me dukje atraktive dhe me plot stil, Leonora Jakupi merr vëmendje teksa sjell disa imazhe nga prapaskenat e “Amël”

Bota e Yjeve

Me dukje atraktive dhe me plot stil, Leonora Jakupi merr vëmendje teksa sjell disa imazhe nga prapaskenat e “Amël”

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 23:19
Leonora Jakupi

Ajo pak ditë më parë solli albumin e ri pas një karrierë të gjatë e mjaft të bujshme.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Leonora Jakupi, e cila është rikthyer me projektin “Amël”.

“Amël”, që saktësisht u lansua më 5 dhjetor, përman gjithsej pesë këngë si: “Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde nxima” dhe “Centin e fundit”.

Në secilën prej prurjeve, ylli nga Skënderaj u shfaq në formë të mrekullueshme e me shumë stil.

42-vjeçarja ka ndarë së fundmi disa pamje nga xhirimet e klipit, në të cilat vjen e mahnitshme.

“Sa e fortë duhet të jesh ta shkelësh hekurudhën pas 23 vitesh”, ka shkruar në njërin postim.

Image
Leonora Jakupi

“Ju uroj një të diel të mirë”, ka thënë Jakupi në tjetrin postim.

Image
Leonora Jakupi

Projektet u realizuan nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Buraku, kurse për videoklipet u përkujdes ‘Max Production’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat