Edhe pse të ndarë, mos vallë Bora Zemani na tregoi se i mban akoma dhuratat e Donaldit?

Bota e Yjeve

Edhe pse të ndarë, mos vallë Bora Zemani na tregoi se i mban akoma dhuratat e Donaldit?

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 08:59
Bora Zemani

Pas ndërhyrjes kirurgjikale që  moderatorja e njohur Bora Zemani bëri rreth dy ditë më parë, duket se përveç surprizës që i bënë konkurrentët në emision, ajo ka marrë lule nga miqtë e saj.

Ajo publikoi në InstaStory një video, ku dukeshin buqetat me lule dhe shkroi: “Faleminderit shumë për çdo urim tuajin. Eshtë vërtetë forcë për mua.”

Mes luleve u vu re një pikturë, e cila është e punuar nga aktori Donald Veshaj.

Artisti e ka punuar këtë pikturë në mars të 2020, periudhë kur çifti kanë qenë të lidhur bashkë dhe duket se ia ka dhuruar moderatores.

Ndonëse sot janë të ndarë, pasi aktori e “tradhtoi” me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duket se moderatorja i mban ende kujtim dhuratat e tij.

Image
Fotografia e publikuar nga Bora Zemani
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat