Artistja e njohur e skenës, Dafina Zeqiri, po vjen me një tjetër projekt të ri muzikor për fundvit.
Këngëtarja këtë herë duket se ka bashkuar forcat me reperin Majk, aludim ky që u konfirmua nga vet dyshja.
Megjithëse nuk kanë dhënë më shumë detaje, xhirimet e këtij videoklipi veçse kanë filluar.

Kështu të paktën lë të kuptohet me një video të fundit që Zeqiri ka shpërndarë në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës mezi po presin edhe për këtë prurje të re.
Dafina ndërkohë shfaqet sensuale me një korse ngjyrë ulliri e po ashtu me një palë xhinse të grisura. Ajo momentalisht po shijon suksesin e “Ti dho krejt” që për tri javë ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve.