Renada Daci ka bërë disa deklarime lidhur me Arjola Demirin për mënyren e qëndrimit të saj në shtëpi dhe zënkat me Donaldin dhe Beatrix.
Me disa postime në rrjete sociale, ajo ka mbështetur dyshen, shkruan lajmi.net.
Edhe pse luajnë së bashku në komedinë “Portokalli”, Daci nuk i ka dalur në mbështetje kolegës së saj.
Në vazhdimësi të ngjarjeve, ka reaguar edhe motra e Arjola Demirit e cila ka ironizuar keq me aktoren.
Krahas një fotoje të Ursulës, “shtrigës” tek filmi vizatimor Ariel, ajo e ka quajtur Renadën “shëmtaraqe të vogël” dhe “xheloze mediokër”.
Tutje, Elisa e ka shprehur edhe një herë krenarinë për motrën e saj, të cilën e quan “luaneshë”.