Efi dhe Albi kanë diskutuar në sudion e “Për’puthen”, pas deklaratave të këtij të fundit se nuk i pëlqenin vajzat e bëra.
Ai shprehu një pëlqim për Alesjan dhe veçoi faktin se ajo është natyrale.
Efi reagoi sepse ishte një ndër vajzat që ka dalë në takim me të dhe ndërsa i bëri të ditur se ajo nuk është e bërë i ka kërkuar që të mos e thotë më atë fjalë.
Efi: Kush janë gocat e bëra Alb?
Albi: Po me sa shoh unë të gjitha keni nga pak.
Efi: Ndoshta nuk sheh mirë dhe nuk mund të akuzosh.
Albi: Do iki të bëj një vizitë meqë ma dhe si këshillë.
Efi: Shko bëje vizitën dhe pastaj ofendo gocat e tjera këtu. S’ke pse ta përmendësh fare, të pëlqeu kur dole me mua meqë të dukem pak?

Albi: Po më pëlqeu, e hodha poshtë takimin me ty unë?
Efi: Nuk jam e bome, mos e thuaj më!
Efi mohoi të ketë bërë operacione plastike, por faqe të ndryshme kanë postuar foto të saj sesi ajo dukej më parë. 25-vjeçarja është komentuar dhe për ngjashmërinë me Borën dhe Elvana Gjatën.