Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari po vazhdon të qëndrojë afër fansave të saj me postime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe së fundmi, këngëtarja e njohur nga Shqipëria ka realizuar një set fotografish, në të cilat dukej tërë shkëlqim.
Zaimina pozoi e lumtur e veshur e tëra në të zezë, teksa theksoi barkun e rrumbullakosur në dukjen plot stil.
Në një mini-fund të zi të kombinuar me çizme dhe pallto po ashtu të zezë dhe syze dielli, Zaimina mbante në duar një buqetë me lule.

“Aty ku është arti, është edhe emri im”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e imazheve nga vizita e saj në Muzeun Arkeologjik në Durrës.
Kujtojmë që Zaimina është në pritej të fëmijë së dytë, ajo dhe partneri I saj kanë edhe një vajzë trevjeçare.

Ndërsa, këngëtarja prej kohësh është shkëputur nga skena, duke iu përkushtuar familjes dhe biznesit të saj.