Megan Barton-Hanson dhe James Lock janë ndarë pas dy muajsh romancë – javë pasi që ylli i Love Island ka pranuar se ra në grackën e “djalit të keq” të Towie për shkak të “inteligjencës” së tij
Megan Barton-Hanson është ndarë nga i dashuri i saj James Lock – pas vetëm dy muajve kur çifti zyrtarizoi lidhjen e tyre të re.
Ish ylli i Love Island (27) dhe “djali i keq” i Towie (35) kanë përfunduar lidhjen e tyre të shpejt pasi janë kthyer nga pushimet e Krishtlindjeve ku e vizituan New Yorkun, e ku duket se ata vuajtën që ta vazhdojnë këtë lidhje.
Një burim i ka thënë MailOnline që Megan dhe James nuk janë pajtuar në disa raste gjatë lidhjes së tyre, përfshirë edhe një paraqitje në eventin “Gay Times Honours” ku ata u paraqitën për herë të parë së bashku.


