Capital T ka qenë mjaft aktiv dhe i angazhuar edhe gjatë vitit 2021.
Ai ka lansuar disa projekte muzikore, teksa edhe koncertet dhe mbrëmjet muzikore kanë qenë të shumta.
Por, krahas këtyre, reperi i njohur ka punuar gjithashtu për një album të ri, që pritet të publikohet me 21 dhjetor.
Përveç kësaj Trim Ademi (emri i vërtetë) ka realizuar me videoklip disa nga këngët e reja, njëra prej tyre lansohet në të njëjtën ditë me albumin e ri.
Projekti i ri mban titullin “Nashta” dhe do të pjetë pjesë e “Heart Broken Kids”.
“Një prej perlave të mia favorite, “Nashta” 21 dhjetor 2021”, ka shkruar Capital T në mbishkrim teksa ka sjell edhe një pjesë të shkurtër të videoklipit.