Pak ditë më parë, reperi i dashur për publikun, Ledri Vula, hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të surprizuar dy miqtë e tij Dj PM dhe Dj Dagz.
Pas momenteve prekëse, përqafimeve të shumta dhe situatës së bukur të krijuar në "Big Brother VIP", këngëtari ka përshëndetur edhe pjesën tjetër të banorëve brenda shtëpisë, ku Monika Lubonja i merr këmishën që ai kishte veshur.
Gjatë spektaklit të së premtes, aktorja e njohur dukej më bukur se kurrë teksa kishte veshur këmishën e reperit të njohur.
Lidhur me këtë reagoi edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/19/auto_-640-0-61bef1ee9c7c91639904340.jpeg)
Kjo e fundit postoi në "Instastory" një "selfie" ku me shaka shkruante: "Monika po vjedh stilin?".
Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.