Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se po e shijon në masë të madhe periudhën para festave të fundvitit.
Artistja, e ndjekur nga mbi 76 milionë njerëz vetëm në Instagram, publikon shpesh imazhe e video të ndryshme duke mos munguar edhe me disa poza provokuese.
Të tilla i ka shpërndarë edhe kësaj radhe, ku shfaqet vetëm me një palë të brendshme të bardha.

Kjo ka bërë që të marrë vëmendje të madhe duke qenë se është komentuar tejet shumë për linjat trupore.
Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën e komenteve, shumë prej të cilëve ia kanë uruar Krishtlindjet.
Krahas fotografive atraktive, ajo ka publikuar imazhe edhe me miket e ngushta duke treguar se si e kanë kaluar një ditë.

Fotot e yllit nga Kosova vijnë pas lajmeve se është ndarë nga partneri i saj, modeli amerikan, Anwar Hadid.
Romance e dyshes filloi në qershor të vitit 2019, gjersa u ndanë pas më shumë se dy vitesh