Motra e Afërdita Dreshaj ka reaguar pasi, videoja e saj ku mohon origjinën shqiptare u bë virale. Jehona mesa duket nuk ka dashur të mohojë që është nga Shqipëria. Në një video të postuar nga media shqiptare, një komentues ka sqaruar përgjigjen e modeles.
“Ai nuk e pyeti për nacionalitetin, e pyeti nga je çfarë qyteti dhe ajo u përgjigj perfekt”,-shkruan ai.
Ky koment ka qenë një përgjigje nga Jehona, e cila e mbështeti duke iu përgjigjur me emojin e një duartrokitjeje.
Në videon që po qarkullon ngado shfaqet një djalë, i cili e pyet Jehonën për emrin dhe vendin nga i cili vjen, ndërsa ajo ngurron të tregojë që është shqiptare.
Megjithëse kjo ishte një kamera e fshehtë dhe Jehona nuk ishte në dijeni.