Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, 2021-tën e cilëson si vitin më të mirë ndonjëherë.
Kjo duket të jetë në bazë të arriturave në karrierë meqenëse këtë vit solli albumin e ri të parën në karrierë, “Balerina”.
Ajo madje u dëshiron të gjithëve një vit të suksesshëm e me plot dashuri në 2022.

“Mund të them që ka qenë viti më i mirë ndonjëherë. Çka është akoma e mundur? Shpresoj që viti që po vjen me qenë vit i suksesshëm e me plot dashuri për të gjithë juve që e meritoni”, kanë qenë fjalët e Balajt.

“Balerina” ndërkaq u lansua saktësisht më 9 nëntor dhe në të përfshihen edhe disa bashkëpunime.

