Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më të njohura në Shqipëri.
“Miss Shqipëria” e vitit 1996, edhe pse është nënë e një vajze 15-vjeçare vazhdon të jetë në super formë edhe në ditët e sotme.
Këtë e ka treguar më së miri edhe së fundmi me fotot seksi që ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.
Bukuroshja ka pozuar në pishinë me bikini duke nxjerrë në pah format e saj trupore joshëse. Ky postim ka marrë shumë komplimente nga ndjekësit e saj.
Moderatorja më herët ka pranuar se gjenetika luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si ajo duket sot, por gjithashtu ka treguar se është e kujdesshme edhe me vaktet që konsumon dhe aktivitetin sportiv.