Gjërat në Pë’rputhen po bëhen çdo ditë e më atraktive, tek sonte është krijuar çifti i parë i kësaj sezone.
Bashkimi dhe Alvisa janë çifti që do të mbahen mend gjithmonë nga ky emision.
Pas shumë situatave, ballafaqimeve djali nga Kosova i ka kërkuar Alvisës të dalin çift.
Ai u shpreh se me Alvisën ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe ndryshe nga të tjerët që kanë bërë këtu.
Derisa në anën tjetër Alvsia u shpreh se Bashkimi i bëri sonte dhuratën më të bukur për Krishtlindje.
Theksojmë se javë më parë dyshja ishin deklaruar për njër-tjetrin.

