Dhurata Dora pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 29-të.
Ndërsa sonte (e diel), këngëtarja e njohur solli disa imazhe të reja, duke treguar ‘look’-un nga dita e saj e veçantë.
Këngëtarja shihet e veshur me shumë stil, në një kostum dy pjesësh në të cilin vurin në pah linjat e saj joshëse të trupit.
Ajo kompletoi pamjen me flokët e saj të gjata në formë valëzimi dhe grim të theksuar, ndërsa dukej tejet joshëse.

“Asnëjherë mos e ndrysho ekipin fitues”, ka shkruar Dhurata në mbishkrimin e imazheve.
Ndërkohë, kujtojmë që së fundmi, ajo lansoi projektin e ri muzikor “Criminal”, i cili po pritet mirë nga fansat e saj.