Kledi Hysa konfirmon romancën me Sheila Haxhirajn dhe çfarë përjetoi në Big Brother Vip

Bota e Yjeve

Kledi Hysa konfirmon romancën me Sheila Haxhirajn dhe çfarë përjetoi në Big Brother Vip

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 06:38
Kledi Hysa

Kledi Hysa prej disa javësh po përjeton një romancë me këngëtaren, Sheila Haxhiraj.

Modeli dhe këngëtarja janë parë shumë të afërt dhe duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin në kryeqyetet pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP.

I ftuar në N’fermë, Kledi Hysa ka konfirmuar se aktualisht është në një lidhje dhe menjëherë është aluduar se vajza që ka në krah është pikërisht Sheila Haxhiraj.

Image
Kledi Hysa dhe Sheila Haxhirajn

“Nuk jam single, jam i lidhur. Sigurisht një femër mund të dashurohet me mua”, tha ai.

Ndërkohë modeli tregoi se është ndjerë i përdorur nga vajzat e Big Brother pasi ai bënte punët e shtëpisë ndërsa ato kalonin kohën duke bërë make up dhe duke pirë kafe.

Image
Kledi Hysa dhe Sheila Haxhirajn

Vajzat që kishim aty kishin qejf të bënin make up, të pinin kafe, të bënin fallxhoren kurse unë isha ai djali që kur vinin vajzat e gjenin vendin të pastër. Jam ndjerë i përdorur nga gocat e Big Brother, absolutisht që po (qesh). Sa më shikonin thoshin hë se i bën Kledi punët. Më vinte keq për gocat, thosha si nuk e morën mundimin që të bëjnë punë, të pija dhe unë një kafe.

Image
Kledi Hysa dhe Sheila Haxhirajn

Sa i përket fotove nudo s’do dilja kurrë lakuriq në koopertinë as për 80 mijë euro. Është pjesë e karakterit tim”, u shpreh ai.

Image
Kledi Hysa dhe Sheila Haxhirajn
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat