David Beckham dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha e modës, Victoria Beckham publikuan për ndjekësit e tyre një foto të ëmbël familjare me rastin e Krishtlindjes.
Zonjushat e shtëpisë, Harper dhe ish-Posh girl, dukeshin më elegante se kurrë, por vëmendjen kryesore e mori futbollisti i njohur.
Që ai është një nga meshkujt më seksi të të gjitha kohërave, e dimë të gjithë, por duket se çalon pak puna te gjatësia.
Mediet e huaja shkruajnë se fansat në foto kanë kapur një detaj gazmor.
Futbollisti është ngritur në majë të gishtave për mos u dukur më i shkurtër se djemtë e tij dhe ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit të cilët në fakt kanë nisur ta ngacmojnë David-in në rrjete sociale.
