Modelja shqiptare gjatë këtij viti u bë nënë edhe e një djali
Aurela Hoxha është njëra prej modeleve më të kërkuara në botën e modës, si jashtë ashtu edhe brenda.
E derisa viti 2021 po përfundon dhe kanë mbetur më pak se 23 orë deri në përfundimin e tij, Aurela ka pasur një status interesant në rrjetet sociale.
“2021 ishte një udhëtim i dashur”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se në vitin 2021 Aurela u bë nënë e një djali. Ajo kishte gjashtë vite e lidhur me një biznesmen shqiptar me emrin Alban.
Çifti jetojnë prej kohësh në Spanjë dhe kjo ishte edhe arsyeja pse lidhja por edhe shtatzënia e Aurelës ishin mbajtur larg publikut shqiptarë për një kohë.