Klea Huta është ndër aktoret dhe moderatoret më të njohura në Shqipëri. Së fundmi ajo mori pjesë në serialin H.O.T (Humans of Tirana), ku producent ishte Ermal Mamaqi.
Dtën e djeshme aktorja ka xhvilluar një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka treguar rreth rolit të saj në film dhe raportin me producentin Ermal Mamaqi, i cili me sa duket nuk është një raport i mirë.
Një ndjekës e pyeti Klea Hutën se pse nuk e ndjek Ermal Mamaqin në Instagram. dhe përgjigja e saj ngriti disa pikëpyetje pasi ajo theksoi se ka raport me producentin vetëm në planin professional.
“Nuk do të thotë që të jesh koleg duhet detyrimisht të ndiqesh në rrjetet sociale apo të kesh miqëshi”, shkroi ajo duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë raport miqësor mes saj dhe Ermal Mamaqit.
Një tjetër pyetje që iu drejtua aktores në lidhje me serialin ishte se kush është pjesa që i pëlqen asaj më shumë në serial. Aktorja rreshtoi të parin faktin se “producenti u tregua inteligjent që e zgjodhi për atë serial”, duke e cilësuar këtë fjali jo si shaka por si një mendim të sinqertë të saj.
Klea u pyet gjithashtu edhe për reality-shoën Big Brother Vip, ku tregoi se Sarah Berisha është një shembull për t’u marrë për çiltërsinë dhe sinqeritetin që ka. Për sa i përket fituesit, aktorja shkroi: “Donald Veshaj, Absolutisht”