Vesa Luma po e shijon qëndrimin në Kosovë, saktësisht në qytetin e saj të lindjes, në Prishtinë.
Madje ajo i ka dedikuar edhe një kujtim nga ata të përhershmit duke gdhendur në lëkurën e saj përjetësisht figurën e Hyjneshës në Fron, e cila është simbol i qytetit të Prishtinës.
Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, Vesa Luma ka treguar sa e lumtur dhe e emocionuar është rreth këtij ndryshimi që ka vendosur ta bëjë. Por, kjo nuk është hera e parë që artistja shfaq publikisht dashurinë e saj ndaj Prishtinës.
Ajo ka publikuar edhe një këngë në vitin 2017 që mban emrin “Prishtina” dhe u publikua në mbështetje të tifozëve të klubit të basketbollit të kryeqytetit.
