Sulmuesi i PSG, Neymar, ka zbuluar para të gjithëve të dashurën e tij të re, Bruna Biancardi, pas shumë muajve spekulime.
Çifti ishte fotografuar në gusht të vitit që lamë pas në Ibiza dhe Krishtlindjet e kaluara Bruna Biancardi kishte fluturuar për në Brazil me sulmuesin.
Gjithashtu ajo kishte pozuar para pak kohësh në disa foto me bashkëshorten e shokut të Neymar te PSG, Angel Di Maria.
Duket se kjo lidhje sekrete nuk është më e tillë, me çdo dyshim që në fund rezultuan të vërteta.