Kiara Tito feston 26-vjetorin e lindjes dhe miqtë e saj i kanë bërë një surprizë në ‘Top Albania Radio’ teksa jepte një intervistë.
E emocionuar ajo ka publikuar një video nga surpriza dhe foto me miqtë e saj, që e kanë mbushur plot zbukurime dhe detaje festive.
“26 dhe e lumtur. Faleminderit për këtë surprizë kaq të bukur. Ju dua”, shkruan ajo.
Kaq u desh që urimet për Kiarën të vërshojnë nga kolegë, miq dhe sidomos fansa.
