“Gati të magjepsë audiencën televizive italiane”, Antonela Berisha do të jetë pjesë në Sanremo 2022

Bota e Yjeve

“Gati të magjepsë audiencën televizive italiane”, Antonela Berisha do të jetë pjesë në Sanremo 2022

Më: 31 janar 2022 Në ora: 09:56
Antonela Berisha

Antonela Berisha, e cila u bë e njohur nga programi i dashurisë Për’puthen dhe më pas mori pjesë në Big Brother VIP do të jetë pjesë e Sanremo 2022.

Ajo ka publikuar detajet në një postim në rrjete sociale pasi lajmi doli në mediat italiane.

“Kumbara e javës do të jetë ylli ndërkombëtar Antonela Berisha, prezantuesja shqiptare pjesëmarrëse në edicionin e fundit të Big Brother VIP e cila është zhvendosur në Itali që prej vitit 2010 dhe më pas është kthyer në atdhe në vitin 2019 pas diplomimit për të drejtuar programe të suksesshme dhe për t’u bërë ikonë mode dhe në rrjete sociale. Tashmë showgirl-ja bukuroshe është gati të magjepsë edhe audiencën televizive italiane, duke nisur nga të ftuarit e Sanremo 2022”, thuhet në shkrim.

Image
Antonela Berisha

Festivali i muzikës Sanremo do të nisë të martën më 1 shkurt dhe do të përfundojë të shtunën më 5 shkurt. Mbetet për tu parë se si do të duket Antonela në këtë rrugëtim të ri.

Image
Storie në Instagram

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat