Rihanna dhe ASAP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti janë parë duke ecur së bashku të premten në New York, dhe këngëtarja e hitit “We found love” e shfaqi me krenari barkun e rrumbullakosur, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe motit të ftohtë.
Rihanna, 33 vjeçe, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e kishte lënë të hapur nga poshtë gjoksit, duke treguar se është shtatzënë disa muajsh.

Dyshja me siguri dukeshin të emocionuar për të ndarë lajmin me të tjerët për fëmijën e tyre.
Ata u fotografuan duke shëtitur bashkë me ASAP që e kishte mbërthyer krahëve dhe duke e puthur në kokë.
Edhe pse Riri mund të kishte marrë ngrohtësi për urimet, ajo nuk ishte kombinuar aspak me motin.

Zeshkania kishte veshur xhinse të shqyera dhe një pallto rozë Channel prej 8000 dollarësh, e gjatë, por jo edhe aq e trashë.
Aksesorët e mëdhenj të arit rreth barkut e bënë të dukej edhe më joshëse e atraktive.

Rihana dhe Rocky filluan romancën në nëntor të vitit 2020 pas ndarjes së yllit të Barbados nga partneri i saj, Hassan Jameel.
Të dy ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin.