Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është përfolur shumë për lidhjen dhe ndarjen me reperin Mozzik.
Ajo shumë shpesh ka qenë kryetemë e lajmeve në mediat rozë për jetën private të saj.
Së fundi Loredana ka bërë një pyetësor në llogarinë e saj në Instagram.

Në mesin e shumë pyetjeve, ndjekësit e saj ishin kureshtar të dinin rreth statusit të saj aktual.
‘A je single’ ishte pyetja të cilës iu përgjigj: ‘ Pooooooo’, duke treguar që është një ‘mama single’.
Loredana dhe Mozziku janë prindër të një vajze e quajtur Hana.
