Antonela Berisha, ka qenë kryefjalë në media për shkak të pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”.
Ajo tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me “vip-at”.
“Jam mësuar në tv shqiptar, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë se di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbet me gojë hapur.

Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, tha Antonela.