Dj Dagz dhe PM, ashtu si në muzikë edhe në Big Brother hynë së bashku.
Ata u bashkëngjitën në shtëpi si një konkurrent i vetëm.
Megjithatë, PM u largua më parë, ndërkaq Dagz u votua nga publiku për të rihyrë në shtëpi dhe për ta vazhduar eksperiencën i vetëm.
Pas eliminimit të Dagz, dyshja ka filluar të angazhohet me projekte muzikore.
Mbrëmjen e së ënjtjes, kanë qenë në një koncert së bashku, ndërkaq të shoqëruar kanë qenë edhe nga Sarah, vajza me të cilën PM filloj një romancë brenda shtëpisë së Big Brother.

Sarah ka publikuar disa video në Instagram teksa shijon koncertin e PM dhe Dagz.