“Më ka marrë malli për të gjithë. Janë bërë si familje për mua. Më kanë dhënë dashuri pa kushte, mezi po ndahesha me ta pasi jam lidhur shumë me a. I konsideroj shumë të afërt”.
Kështu u shpreh Beatrix Ramosaj teksa ishte e ftuar në studionin e “Fan Club”, teksa po fliste për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
E pyetur se si ka qenë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, këngëtarja e njohur tha se ka kaluar në disa faza.
“Kam kaluar disa faza pas daljes. E para kam qenë shumë e inatosur me veten tim, se si i kisha përjetuar gjërat, që e kisha ndrydhur veten, isha futur në një botë shumë të errët. Në atë gjendje nuk kisha mundësi të mendoja pak pozitivisht.
Faza e dytë ishte kur vendosa në peshore gjërat e mira dhe të këqija, e pashë që kishte shumë më të mira. Por ditët e para kanë qenë shumë të vështirë. E kisha të vështirë të lidhesha me realitetin, ai rrugëtim kishte përfunduar, isha në shtëpi me familjen time.
Kisha dalë por nuk po arrija ti shijoja, e prandaj nisa të shkëputesha. Kur e shikoj e shikoj për Donaldin, por tani më pak. Më ka marrë malli shumë. Emocionohem shumë kur e shoh se edhe atë e ka marrë malli”, tha Beatrix